Presidenti i Turqisë është në rrugën e tij drejt Italisë për t’u takuar me Papa Françeskun në Vatikan, ku pritet të flitet për statusin e Jerusalemit.
Recep Tayyip Erdogan para se të largohej nga Turqia tha se Shtetet e Bashkuara janë “të vetmuara” që nga njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, transmeton portali arbresh.info
Erdogan tha se Turqia udhëheq 1.7 milionë myslimanë në mbarë botën, që kur vendi mban aktualisht mandatin e presidencës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Temë tjetër e diskutimeve mes Atit të Shenjtë dhe Presidentit Erdogan janë kriza e emigrantëve, islamofobia dhe racizmi.
Erdogan do të takohet edhe me Presidentin dhe kryeministrin e Italisë./Fox/ arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...