Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një emision televiziv i është përgjigjur një studenti të Kosovës.
“Ishim në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se Amerika e njohu, ndërkohë që ne jemi të dytët”, i ka thënë Erdogani studentit Ekrem Zajmi, që studion në Turqi.
Erdogani tha se Ekremi vjen nga vendi i tyrbes së Sulltan Muratit dhe se Kosova me Turqinë kanë histori të përbashkët.
Presidenti turk thotë se vazhdon të lobojë për Kosovën, për njohjen e këtij shteti. Ndërkaq, shpreh habi me arsyetimet e shumë shteteve që hezitojnë në këtë njohje.
“Turqia ishte ndryshe në marrje e këtij vendimi. Ne i hapëm dyert për Kosovën dhe vëllezërit shqiptar dhe nëse do Allahu, pas karrierës së suksesshme këtu, të ktheheni në shtetet e juaja e të kontribuoni aty.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...