Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron rreth deklaratave të tij se “Islami është në krizë”, tha se sulmi ndaj muslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të mbuluar dështimet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në një program rreth Javës së Xhamive dhe Zyrtarëve Fetarë në Qendrën Kulturore dhe Kongreseve Kombëtare Beştepe në Ankara.
“Sot në shumë vende perëndimore racizmi dhe Islamofobia mbrohen nga vetë shteti”, tha ai.
Sipas presidentit turk, sulmi ndaj myslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të mbuluar dështimet e tyre.
“Deklarata e Macron-it se ‘Islami është në krizë’ në një qytet me shumicë myslimane është një provokim i qartë se sa një mosrespekt”, u shpreh Erdoğan.
Të premten e kaluar, Macron njoftoi një plan të diskutueshëm kundër të ashtuquajturit “separatizëm islamik” në vend.
Në një fjalim, Macron pohoi se islami është një fe që “po përjeton një krizë në të gjithë botën”.
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...