Erdoğan: Si dy vende të NATO-s me SHBA-në duhet të jemi në një pozicion shumë të ndryshëm

01:30 | 25 Shtator 2021

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me marrëdhëniet me Amerikën tha se “Si dy vende të NATO-s me SHBA-në duhet të jemi në një pozicion shumë të ndryshëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Fatkeqësisht, lidhur me luftën kundër organizatave terroriste Amerika aktualisht ofron mbështetje për organizatat terroriste shumë më tepër nga sa pritet dhe në vend që të luftojë me ato, ajo përkundrazi u siguron atyre një sasi të madhe të armëve, mjeteve dhe pajisjeve”, deklaroi Erdoğan në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas namazit të xhumasë në xhaminë “Hazreti Ali” në rajonin Üsküdar të Stambollit.

Ndaj një pyetjeje lidhur me marrëdhëniet dhe vizitën e tij në Amerikë, Erdoğan tha: “E kam thënë se ajo që kam pritur në bisedimet me z. Biden kanë qenë në rezultatin e dëshiruar. Edhe tani mendoj dhe shpreh të njëjtën gjë. Por, si dy vende të NATO-s me SHBA-në duhet të jemi në një pozicion shumë të ndryshëm. Nëse nuk jemi në pikën e pritur, atëherë duhet t’i themi këto”.

“Sepse unë deri më tani nuk kam përjetuar një pozicion të tillë me asnjë prej liderëve të Amerikës. Por, fatkeqësisht ndodhemi në një situatë të tillë dhe marrëdhëniet tona me Amerikën si dy vende të NATO-s nuk duhet të jenë këto. Fatkeqësisht, lidhur me luftën kundër organizatave terroriste Amerika aktualisht ofron mbështetje për organizatat terroriste shumë më tepër nga sa pritet dhe në vend që të luftojë me ato, ajo përkundrazi u siguron atyre një sasi të madhe të armëve, mjeteve dhe pajisjeve. Sigurisht që ne duhet t’i ndajmë këto me të gjithë opinionin botëror për sa kohë që një vend i NATO-s ka qasje të tilla”, tha Erdoğan.

– “Pritshmëritë e mia nga Putini janë shumë më ndryshe”

I pyetur se çfarë mesazhi do të përcjellë nga Rusia në takimin që do të zhvillojë ballë për ballë të mërkurën me presidentin rus Putin lidhur me politikën e Turqisë për Sirinë, presidenti Erdoğan u përgjigj se pritshmëritë nga Putin janë shumë të ndryshme.

“Regjimi në Siri, fatkeqësisht për ne përbën një kërcënim në jug të vendit tonë. Këtu, si një vend mik unë pres një qasje të ndryshme nga Putin, më saktësisht nga Rusia si një kërkesë e solidaritet tonë. Edhe këtë luftë në jug duhet ta zhvillojë së bashku. Mesa duket Amerika nuk është e interesuar shumë për Sirinë. Kush është i pranishëm tani këtu? Është Irani, Rusia dhe jemi ne. Me të vërtetë, nëse ne do ta kthejmë atë vend në një pellg paqeje, ne do të ulemi të bisedojmë, të diskutojmë dhe të ndajmë mendimet si mund ta bëjmë këtë”, tha ai.

“Po ashtu ndodhemi në përpjekje që edhe marrëdhëniet tona me Rusinë t’i çojmë shumë më përpara. Të arrijmë objektivin tonë në vëllimin tregtar prej 100 miliardë dollarë. Nëse kemi vendosur të arrijmë këtë vëllim tregtar, nëse e konsiderojmë të nevojshme për vete, marrëdhëniet tona duhet të jenë shumë ndryshe”, theksoi Erdoğan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara