Javën e kaluar, Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke shkaktuar kritika të forta nga vendet myslimane dhe duke e detyruar Turqinë si kryetare aktuale të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që të thërrasë një takim urgjent më 13 dhjetor.
Shtetet e Bashkuara “janë bërë partnerë në gjakderdhje” për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, tha presidenti turk, Tayyip Erdogan, raporton arbresh.info nga Sputnik.
“Deklarata e Presidentit Trump nuk na lidh neve dhe nuk e lidh Jerusalemin,” tha Erdogan në një aktivitet të mbajtur në Ankara.
Më parë, presidenti turk sulmoi në Tel Aviv, duke e quajtur Izraelin “një shtet terrorist” dhe duke theksuar se Ankaraja “nuk do ta braktisë Jerusalemin në mëshirën e një shteti që vret fëmijët”./Arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje