Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar vendimin e SHBA-ve për lëshimin e urdhër arrestit për 12 truprojat e tij, të akuzuar për sulmet ndaj protestuesve gjatë vizitës së tij në Uashington.
“Ne do të luftojmë politikisht dhe juridikusht për këtë vendim”, ka thënë Erdogani gjatë një fjalimi në Ankara, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara që ka lejuar ‘terroristët’ të protestojnë kundër tij, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë mujin e kaluar.
Shefi i Policisë në Uashington, Peter Newsham, ka deklaruar se 12 truprojat janë identifikuar dhe se pamjet e datës 16 maj kur janë sulmuar protestuesit kurdë dhe armënë janë detajuar.
Sulmi ka ndodhur jashtë rezidencës së ambasadorit të Turqisë, pas një takimi mes Erdoganit dhe Presidentit amerikan, Donald Trump.
Urdhër arrest është lëshuar për nëntë roje të sigurisë së Erdoganit dhe tre policë, të gjithë shtetas të Turqisë./Arbresh.info
Prokuroria nis hetimet për manipulime me vota në Suharekë
Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...