Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar duke e quajtur njohjen nga Rusia të Donetskut dhe Luhanskut “të papranueshme”.
Anëtari i NATO-s, Turqia është një fqinj detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja, transmeton portal arbresh.info.
Erdogan ka ofruar të ndërmjetësojë në konflikt, ndërsa ka paralajmëruar Rusinë kundër pushtimit të Ukrainës dhe ka kritikuar Perëndimin për trajtimin e krizës.
“Ne e shohim këtë vendim të Rusisë si të papranueshëm. Ne përsërisim thirrjen tonë për arsye të shëndoshë dhe respekt për të drejtën ndërkombëtare nga të gjitha palët”, tha Erdogan para gazetarëve, para fluturimit për në Afrikë./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran