Erdoğan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Ukrainë, fillimisht vizitoi Përmendoren e Ushtarit të Panjohur, ku vendosi kurorë lulesh, ndërsa më pas kaloi në Pallatin Marinskiy, ku u prit me nderime shtetërore nga Zelensky
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit në Kiev me ceremoni zyrtare nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky.
Erdoğan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Ukrainë, fillimisht vizitoi Përmendoren e Ushtarit të Panjohur, ku vendosi kurorë lulesh, ndërsa më pas kaloi në Pallatin Marinskiy, ku u prit me nderime shtetërore nga Zelensky.
Pas përfundimit të takimit kokë më kokë dhe Takimit të Këshillit të Lartë Stretegjik të kryesuar nga dy liderët, Erdoğan dhe Zelensky pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Gjatë ceremonisë së pritjes zyrtare të pranishëm në delegacionin turk ishin edhe ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın./AA
Konfiskohet një pistoletë me pesë fishekë, arrestohet 23-vje...
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...