Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se do të ishte grabitje nga Shtetet e Bashkuara nëse ia mohojnë avionët luftarakë F-35 të blerë nga Turqia, sipas mediave turke.
“Nëse keni një klient dhe klienti po kryen pagesat me orar, si nuk mund t’i jepni atij klienti mallrat e tyre? Emri i kësaj do të ishte grabitje”, citon gazeta kombëtare Hurriyet të ketë thënë Erdogan, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se Turqia deri tani kishte paguar 1.4 miliardë dollarë për F-35 dhe se katër aeroplanë ishin dorëzuar, me pilotët turq që shkonin në SHBA për trajnim.
“Ne kemi bërë një marrëveshje për të blerë 116 F-35. Ne nuk jemi vetëm një treg, jemi edhe prodhuesit e përbashkët, ne prodhojmë disa pjesë në Turqi,” shtoi ai.
Aeroplanët aktualisht janë në SHBA dhe disa nga trajnimet që pilotët turq ofrohen janë ndalur për shkak të tensionit midis aleatëve./Arbresh.info/
SBASHK mbështet grevën dy orëshe të organizuar nga Sindikata...
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...