Turqia planifikon të ndërtojë mur të madh përgjatë kufijve të saj më Iranin dhe Irakun.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha në Ankara se përveç murit që aktualisht po ndërtohet në kufi me Sirinë, do të fillojë ndërtimi edhe i mureve kufitare në kufi me Iranin dhe Irakun, transmeton portali arbresh.info
Muri kufitar në kufi me Sirinë tashmë ka përfunduar, ndërsa ndërtimi i tyre po bëhet me qëllimin për të rritur sigurinë kombëtare dhe për të mbrojtur kufijtë.
Muri kufitar në kufi më Sirinë ka filluar të ndërtohet në vitin 2014, me qëllimin për të ndaluar hyrjen e militantëve të ISIS-it, emigrantëve të paligjshëm dhe luftëtarëve nga PKK.
“Ne do të bëjmë të njejtën gjë edhe në kufi me Iranin dhe Irakun”, tha Erdogan.
Besohet se muri në kufi me Iranin do të shtrihet diku rreth 43 milje./Arbresh.info
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...
Tri duela tjera sot në Kupën e Kosovës
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mb...
Transportonte drunj pa dokumente, ndalohet i dyshuari në Pod...