
Turkey's President Recep Tayyip Erdogan listens to a question during a news conference after talks with his Serbian counterpart Aleksandar Vucic in Belgrade, Serbia, Friday, Oct. 11, 2024. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Presidenti turk rexhep taip Erdogan paralajëmroi militantët kurdë në Siri dhe u bëri thirrje të ulin armët, në të kundërt Turqia do të përgjigjët rëndë.
“Vrasësit separatistë ose do të ulin armët, ose do të varrosen në tokat siriane së bashku me armët e tyre.
Ne do të zhdukim organizatën terroriste që po përpiqet të thurë një mur gjaku mes nesh dhe vëllezërve tanë kurdë”.
Turqia e sheh milicinë kurde Njësia për Mbrojtjen e Popullit si një zgjatim i milicisë së jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një kryengritje kundër shtetit turk që nga viti 1984.
PKK është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se forcat e armatosura kishin vrarë 21 militantë të YPG-PKK në Sirinë veriore dhe Irak.
Pas rënies së Bashar al Assad, Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht se milicia kurde për mbrojtjen e popullit duhet të shpërbëhet, duke pohuar se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.
Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje aleatit të saj në NATO, Uashingtonit dhe të tjerëve që të ndalojnë mbështetjen ndaj njësisë kurde në siri.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia do të hapë së shpejti konsullatën e saj në Aleppo dhe shtoi se Ankaraja priste një rritje të trafikut në kufijtë e saj në verën e vitit të ardhshëm, pasi disa nga miliona emigrantë sirianë që ndodhen në shtetin turk po fillojnë të kthehen në atdhe./abcnews.al
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim