Kryetari turk, Recep Tayyip Erdogan citohet të ketë dhënë deklaratë mbështetëse për Maqedoninë, në aspekt të çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas “Ta Nea”, në një takim me qytetarë të Stambollit, të ikur nga Ballkani, Erdogan ka pohuar se është në anën e Maqedonisë.
“Turqia çdoherë do të jetë në anën e Maqedonisë, pasi që në këtë rast, Greqia, thjeshtë nuk ka të drejtë”, ka deklaruar Erdogan, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka shtuar se lidhjet ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë janë vëllazërore dhe Shkupi mund të konsideroj për mbështetje të Ankarasë.
“Ankara dhe Shkupi nuk kanë dallime, dhe çështje të hapura, dhe ne nuk do t’i lëmë vet vëllezërit tanë, por do të jemi gjithmonë së bashku me ata”, ka shtuar Recep Tayyip Erdogan.
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...