Turqia ka dënuar ashpër sulmin izraelit në Doha, duke e cilësuar si provë të qartë se Tel Avivi nuk ka synim paqen, por vetëm zgjatjen e luftës dhe destabilizimin e rajonit.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Jashtme turke theksohet:
Duke sulmuar një delegacion që ishte në negociata për armëpushim, Izraeli tregoi qartë se nuk kërkon paqe, por vazhdimin e luftës. Me këtë sulm, Katari, ndërmjetës i procesit, është shtuar në listën e vendeve të goditura nga Izraeli. Kjo është dëshmi e politikës ekspansioniste dhe e adoptimit të terrorizmit si politikë shtetërore nga Izraeli.
Turqia shprehu solidaritet të plotë me Katarin:
Ne qëndrojmë krah Katarit deri në fund, përballë këtij sulmi të shëmtuar që synoi sovranitetin dhe sigurinë e tij.
Ankaraja bëri thirrje për presion ndërkombëtar ndaj Izraelit për t’i dhënë fund agresionit në Palestinë dhe në gjithë rajonin.
Zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz tha se “ky sulm ishte një goditje e rëndë ndaj diplomacisë që bazohet te ndërmjetësimi.”
Kryetari i Parlamentit Numan Kurtulmus e cilësoi “shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të Katarit.”
Drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të marrin masa ndaj Izraelit.
“Është koha të qëndrohet në anën e ligjit dhe drejtësisë”, ka thënë Duran.
Ushtria izraelite e justifikoi sulmin si një “goditje të saktë ndaj lidershipit të Hamasit”, teksa shpërthimet u dëgjuan në të gjith Katarin. / abcnews.al /
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...