Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka uruar fat kolegut të tij amerikan Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Tani po përgatiteni për zgjedhjet e ardhshme. Do të doja të shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju uruar fat më të mirë”, tha Erdogan gjatë takimit të tij me Biden në samitin e NATO-s në Vilnius.
Biden u përgjigj: “Faleminderit, mezi pres t’ju takoj në pesë vitet e ardhshme”, sipas Reuters.
Agjencia thekson se takimi i shkurtër mes dy liderëve është një pikë kthese në marrëdhëniet e tensionuara mes dy aleatëve të NATO-s, veçanërisht pasi Erdogan hoqi dorë nga kundërshtimi i tij ndaj ofertës së Suedisë për t’u bërë anëtare e Aleancës./euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...