Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë dy ditore në Turqi.
Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakapoulos, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku tha: “kryeministri grek me ftesë të presidentit të Turqisë në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë në Turqi”.
Duke bërë të ditur se në ditën e parë të vizitës Tsipras do të pritet në një takim nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, zëdhënësi Canakopoulos tha se pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media dhe do të shtrohet darkë.
Ndër të tjera Canakopoulos ka ndarë edhe informacionin se në ditën e dytë të vizitës, Tsipras do të qëndrojë në Stamboll ku do të vizitojë Patriarkun Ekumenik Bartholomeos.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...