Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist” që “vret fëmijë”.
Erdogan ka premtuar të luftojë deri në fund kundër vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili njohu Jerusalemin si kryeqytet të hebrenjëve, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
“Palestina është një viktimë e pafajshme…sa për Izraelin, ai është një shtet terrorist”, tha Erdogan në një kongres të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
“Ne nuk do të braktisim Jerusalemin dhe ta lejmë në mëshirën e një shteti që vret fëmijë”, shtoi ai.
Erdogan ka premtuar se do të përdorë të gjitha mjetet për të kundërshtuar vendimin e Donald Trump.
Përleshjet e dhunshme kanë vazhduar në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Dy palestinezë janë vrarë, ndërsa mbi 1 mijë persona kanë mbetur të plagosur.
Forcat izraelite kanë përdorur gaz lostjellës, plumba gome dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit./arbresh.info/
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin