“Eshtë thika në duart e vrasësit”, kishte thënë dikur presidenti turk. Tani duket se ka ndërruar mendje, duke parë që dje është bashkuar zyrtarisht në Twitter, duke nxjerrë edhe mesazhin e tij të parë në 140 shkronja.
I angazhuar në një vizitë shtetërore në Kolumbi, Erdogani ka shfrytëzuar rastin që i ka dhënë dita kombëtare kundër duhanit për t’u shfaqur në internet dhe duke u kërkuar qytetarëve të tij “që t’i kundërvihen këtij helmi”. Në fund të tweet-it ka vendosur siglën e tij, RTE.
Llogaria twitter prej ku ka nxjerrë mesazhin e tij të parë në realitet nuk është e re, shkruan The Guardian.
Në të kaluarën është përdorur nga mbështetësit e tij, por që dje atë e kuron stafi i presidencës. Ose vetë Erdogani, duke qenë se shfaqen inicialet e tij.
“Është llogaria personale e Shkëlqesisë së Tij”, ka konfirmuar për agjencinë Anadolu, kreu i zyrës së shtypit, Mucahit Kucukylmaz.
Në mars të vitit 2014, qeveria turke, kryeministër i të cilës ishte vetë Erdogani kishte bllokuar Twiterin dhe YouTube për një farë kohe, përpara se Gjykata Kushtetuese ta zhbënte këtë vendim. /bota.al/
Protestuesit këndojnë e vallëzojnë para objektit të komunës ...
Lista Serbe paraqet dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve
Musliu: Njerëz të maskuar në protestat në veri, ata mund të ...
Ambasadori i SHBA-ve del nga takimi me kryetarët e komunave ...
Luizi zbulon bashkëpunimin dhe projektin e ri muzikor
Situata në veri, Borell telefonon Kurtin