Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar sot kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu se po kryen “terror shtetëror”,
“Netanyahu ti je një tiran. Ti je në krye të terrorit të shtetëror”, tha Erdogan gjatë një tubimi në Stamboll, duke e akuzuar Izraelin për “vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve në Palestinë”.
Erdogan, një mbështetës i zëshëm i palestinezëve, ka dënuar atë që e ka përshkruar si “masakra” dhe “krime kundër njerëzimit”, që sipas tij janë kryer nga Izraeli.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu një ditë më parë, përmes postimeve në Twitter e kishte cilësuar Erdoganin “okupator të Qipros veriore, ushtria e të cilit kryen masakra mbi gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde, brenda dhe jashtë Turqisë”.
Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Izraelit janë të tensionuara, për shkak të një varg çështjes, përfshirë edhe një ligj të miratuar këtë vit nga Izraeli, ku ky shtet konsiderohet si atdheu i popullit hebre.
Presidenti turk edhe në të kaluarën ka kritikuar Izraelin, madje duke e cilësuar si shtetin më racist në botë.
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua...
Komisioni për Administratë e Media pa amendamente në buxhet,...
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...