Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin. Mësohet se në fokus të bisedimeve të tyre ishte situata në Lindjen e Mesme. Erdogan ka theksuar se heshtja e vendeve perëndimore po e përkeqëson krizën humanitare në Gaza.
Në deklaratën e Presidencës turke, bëhet gjithashtu me dije se presidenti turk ka ritheksuar se Ankaraja do të punojë për të arritur paqen në rajon.
“Brutaliteti ndaj territoreve palestineze po intensifikohet dhe civilët po vriten vazhdimisht”, ka thënë ndër të tjera Erdogan./abcnews.al/
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...