Presidenti turk ka mirëpritur vendimin e Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane në Siri, por tha se tërheqja duhet të planifikohet me kujdes.
Komentet u bënë para takimit të paraparë të Recep Tayyip Erdogan me këshilltarin e Trumpit, John Bolton, transmeton portali arbresh.info.
Erdogan tha në një editorial në New York Times që presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendimin e duhur për të larguar trupat nga Siria.
Erdogan ishte planifikuar të takohej me këshilltarin e sigurimit kombëtar John Bolton në kryeqytetin turk të Ankarasë të martën për të diskutuar tërheqjen, të cilën presidenti turk tha se duhej të “planifikohej me kujdes”.
“Presidenti Trump mori vendimin e duhur për t’u tërhequr nga Siria”, tha presidenti turk. “Megjithatë, tërheqja e Shteteve të Bashkuara duhet të planifikohet me kujdes dhe të kryhet në bashkëpunim me partnerët e duhur për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, bashkësisë ndërkombëtare dhe Sirisë për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara, bashkësinë ndërkombëtare dhe popullin sirian”.
Erdogan pretendoi se Turqia “është i vetmi vend me fuqi dhe angazhim për të kryer këtë detyrë”./Arbresh.info/
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...