Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se vendi i tij është i gatshëm të dialogojë dhe të bashkëpunojë me të gjithë, me kusht që të respektohen të drejtat dhe sovraniteti i Turqisë.
“Nuk ka asnjë problem, asnjë vështirësi të veçantë që ne nuk mund ta zgjidhim me Evropën, SHBA-në, Rusinë, Kinën ose vendet e tjera të rajonit”, tha ai.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe të bashkëpunojmë me të gjithë, me kusht që të respektojmë sovranitetin tonë, të drejtat tona dhe potencialin tonë”, shtoi presidenti turk.
Erdogan përsëriti thirrjen e tij për dialog me vendet e rajonit, por edhe me fuqitë e tjera botërore në mënyrë që të kapërcehen dallimet./ATSh/
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...