Marrëveshja mbi Brexit ende nuk është gjetur, pavarësisht përpjekjeve intensive, konfirmoi sot kryenegociatori i Bashkimit Europian, Michel Barnier para 27 ministrave të mbledhur në Bruksel.
“Michel Barnier shpjegoi se vazhdojnë përpjekje intensive për negociata, por se një marrëveshje ende nuk është gjetur”, njoftoi Këshilli i BE-së në një komunikatë, ndërkohë që spekulimet ishin shtuar që prej disa ditësh mbi shanset e një marrëveshje të shpejtë.
“Por, disa probleme kyçe mbeten për t’u diskutuar, në veçanti një zgjidhje për të evituar një kufi fizik mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut”, theksohet në këtë komunikatë të shkurtër të publikuar në përfundim të një mbledhje me 27 ministrat e BE-së të ngarkuar për Çështjet Europiane.
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset s...
Ambasada Amerikane përkujton 18-vjetorin e njohjes së Kosovë...