Emiri i Katarit ka bërë thirrje për negociata në mënyrë që të lehtësohet bojkoti i vendosur nga katër vendet arabe.
Në fjalimin e tij të parë publik, që pas bllokadës, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani tha se çdo zgjidhje duhet të respektojë sovranitetin e Katarit, transmeton portali arbresh.info
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti i vendosën bllokadë Katarit gjatë muajit qershor, me akuzën se vendi mbështet terrorizmin dhe mbi lidhjet me Iranin.
Katari ka mohuar akuzat.
“Jeta në Katar po vazhdon normalisht”, ka thënë emiri gjatë një transmetimi publik.
Megjithatë, ai ka shtuar se ‘ka ardhur koha që të kursehen njerëzit nga dallimet politike dhe nga problemet qeveritare’.
“Ne jemi të hapur për dialog për të zgjidhur problemet e pazgjidhura, për sa kohë sa sovraniteti i Katarit është i respektuar”, ka thënë ai.
Kufizimet e vendosura nga katër kombet arabe e kanë detyruar emiratin e pasur me gaz të importojë ushqim nga deti dhe ajri për të përmbushur nevojat themelore të popullsisë së saj prej 2.7 milion./Arbresh.info
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...
Kapen në flagrancë pesë persona duke tentuar të vjedhin një ...
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...