Në Gjermani vijnë emigrantë, por ka dhe mjaft gjermanë që largohen sikurse edhe të tillë që kthehen përsëri. Po pse emigrojnë gjermanët?
Gjermanët që emigrojnë dhe ata që kthehen përsëri nga jashtë janë kryesisht të rinj dhe shumë të kualifikuar. Këto janë gjetjet e një studimi mbi emigrimin e shtetasve gjermanë që u prezantua nga Instituti Federal për Hulumtimin e Popullsisë dhe Këshilli gjerman i Fondacioneve për Integrimin dhe Migracionin (SVR) në Berlin. Si në radhët e atyre që largohen nga Gjermania, edhe atyre që kthehen, 70 dhe 64 përqind kanë diplomë universiteti apo shkolle të lartë – pra shumë më tepër se mesatarja e popullsisë gjermane. Për studimin u intervistuan 1.700 vetë.
Në radhët e atyre që emigrojnë dhe kthehen ka sipas studimit një numër të lartë gjermanësh me sfond migracioni. Kryesisht ata largohen nga Gjermania për arsye familjare, por jo në atdheun e prindërve, por në vende të tjera. Në përgjithësi numri i shtetasve gjermanë që largohen nga Gjermania është më i madh se i shtetasve gjermanë që rikthehen. Në periudhën 2009 – 2013 janë regjistruar rreth 710.000 largime nga Gjermania dhe rreth 580.000 rikthime.
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...