Një shtetas algjerian që mendohet se qëndron pa dokumente në Belgjikë “po lufton” për të marrë paratë që i ka fituar në loto.
Me një të gërvishtur ai ka fituar 250 mijë euro, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet theksojnë se ai mund të marrë paratë vetëm nëse ia del të dëshmojë mbi identitetin e tij.
“Klienti im është në një situatë të paligjshme, ai nuk ka letra dhe asnjë llogari bankare”, tha Alexander Verstraete, avokat i 28-vjeçarit.
“Jemi duke kërkuar dokumente që mund të vërtetojnë identitetin e tij dhe për këtë ai do të kontaktojë familjen e tij në Algjeri”, tha ai.
Verstraete tha se letra me gërvishtje fituese po mbahej aktualisht nga një gjykatë në qytetin e Bruges.
Bileta fituese është blerë disa javë më parë në Zeebrugge. Qyteti port në Belgjikë është një destinacion popullor për migrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Angli./aljazeera/arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...