Në më pak se tre muaj kanë përfunduar punimet për ndërtimin e të ashtuquajturit “Great Wall”, muri i madh i Kalesë, i kërkuar nga qeveria e Londrës për të mos lejuar emigrantët të kalojnë nga Franca në Britaninë e Madhe.
Një kantier me një simbolikë të veçantë: i lartë katër metra, një kilometër gjatësi, muri prej çimentoje me kamera sigurie ndodhet pak kilometra nga zona e quajtur si “Xhungla”. Ai është financuar tërësisht nga qeveria britanike dhe ka kushtuar 2,7 milionë euro. Muri është ndërtuar për të frenuar flukset e emigrantëve që duan të kalojnë në ishull.
Efektivisht, është i lartë numri i personave, para së gjithash të rinj, që kanë zbarkuar në Britaninë e Madhe. Të dhënat e ministrisë së Brendshme franceze, flasin për 866 emigrantë kryesisht të rinj që kanë mundur të kalojnë kufirin nga fillimi i vitit për t’iu bashkuar familjeve, ku 468 prej tyre kanë ardhur pas “ç’montimit” të barakave të Kalesë në fund të tetorit. Nga ana e saj, Irlanda ka pritur rreth 200 minorenë të ardhur nga ish-“Xhungla”.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...