BE-ja është paralajmëruar që të ‘mos heqë dorë’ nga përgjegjësia e saj në lidhje me krizën e emigrantëve në Afrikën e Veriut.
Kriza e emigracionit do të jetë në krye të agjendës, kur vendet anëtarë të BE-së do të takohen për bisedime në Maltë me 3 shkurt, transmeton portali arbresh.info.
Blloku pritet të bie dakord që të marrë një sërë masash që do të rrisin ndihmën, trajnimin dhe mbështetjen e rojeve bregdetare në Libi.
“Programet plotësuese të trajnimit të BE-së duhet të funskionojnë shpejtë dhe me intesitet”, thuhet në një draft plan të publikuar nga EUobserver.
“Ne jemi të vendosur që të marrim masa shtesë për të frenuar flukset e emigrantëve që marrin rrugë nga Deti Mesdhe dhe të thyjmë biznesin e kontrabandistëve”, thuhet më tej në raport.
Drafti është pjesë e një plani më të gjërë që ka për qëllim parandalimin e njerëzve që tentojnë të largohen nga Libia dhe të marrin udhëtimin e rrezikshëm për në Evropë.
Rreth 181,000 njerëz kanë kaluar Mesdheun nga Libia për në Itali gjatë vitit të kaluar, ndërsa më shumë se 4,500 persona kanë humbur jetën./Arbresh.info
Nottingham Forest shkarkon trajnerin e tretë këtë edicion
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...