Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49 milionë, shifër e nxitur absolutisht nga emigracioni.
Në tremujorin e fundit të vitit 2024, Spanja shtoi mbi 115 mijë banorë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të banorëve në pak më shumë se 49 milionë.
E gjithë kjo rritje ishte falë emigrantëve, të cilët tani përbëjnë afërsisht një të pestën e popullsisë së përgjithshme të Spanjës.
Gjithashtu numri i banorëve të lindur jashtë vendit u rrit me mbi 136 mijë, ndërsa popullsia e lindur në Spanjë shënoi një rënie me mbi 20 500.
Të dhënat e fundit të institutit INE tregojnë se niveli i lindjeve në Spanjë në vitin 2023 u tkurr në një rekord të ulët prej 1,12 fëmijë për grua.
Në tremujorin e fundit të vitit 2024, rreth 75 për qind e emigrantëve vinin nga tre vende, respektivisht nga Kolumbia, Venezuela dhe Maroku.
Mijëra të tjerë janë nga Peru, Italia, Hondurasi, Argjentina, Ekuadori dhe Ukraina gjithashtu u bënë banorë spanjollë. Rajonet me rritjen më të madhe të popullsisë janë Melilla, Valencia, Madridi dhe Katalonja.
Pavarësisht nivelit të ulët të lindjeve në vitet e fundit, që nga viti 1971 popullsia e Spanjës është rritur me rreth 15 milionë.
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...