Diplomatja amerikane Bridget Brink që konsiderohet si veterane e fushës dhe që aktualisht shërben si ambasadore në Sllovaki, do të mbaj prej tani postin e ambasadores amerikane në Ukrainë.
Ky post kishte mbetur i hapur që nga vitit 2020, nën administratën e presidentit amerikan Donald Trump. E mediat amerikane raportojnë se Joe Biden do ta nominojë Brinkun sot, shkruan BBC.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë bërë të ditur se do të rishikojnë kushtet e sigurisë në kryeqytetin ukrainas, dhe do të rihapin ambasadën sapo të qetësohet paksa situata atje.
Ambasada mbetet e mbyllur në Kiev, ku përkohësisht ka hapur zyrat në Poloni. E stafi i ambasadës do të fillojë udhëtimin në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës./arbresh.info/
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...