Miliarderi Elon Musk ka kritikuar izolimin e Kalifornisë si pasojë e koronavirusit, duke thënë se kanë qenë “fashiste” deklaratat se njerëzit nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Kjo nuk është demokratike, kjo nuk është liri. Kthejuani njerëzve mbrapa lirinë”, ka thënë ai gjatë një bisede me punëtorët e kompanisë së tij, Tesla.
Musk njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta, të cilat janë tejet ndryshe prej miliarderit tjetër të gjigantit Facebook, Mark Zuckerberg – i cili ka shprehur shqetësime për lehtësim të hershëm të masave të izolimit.
Kompanitë Facebook dhe Tesla janë prekur ndryshe nga vendimi i autoriteteve të Kalifornisë për izolim.
Teksa përdoruesit kanë qasje në Facebook edhe në ditët e pandemisë me koronavirus, Tesla është detyruar të pezullojë prodhimin nga mesi i muajit mars.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi, duke regjistruar mbi 1 milion të prekur dhe mbi 60,000 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus./rel
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...