Shefi ekzekutiv i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk ka deklaruar se është infektuar për herë të dytë me koronavirus, megjithatë ai tha se ndjehet mirë.
Gjiganti i teknologjisë postoi në Tëitter për gjendjen e tij dhe tha se ai nuk po përjetonte asnjë simptomë, transmeton portal arbresh.info
“Covid-19 është virusi i Tezeut. Sa gjene ndryshon para se të mos jetë më Covid-19? Unë supozohet se e kam përsëri (psherëtinë), por pothuajse asnjë simptomë,” shkroi ai.
Në nëntor të vitit 2020 Musk u infektua për herë të parë me koronavirus.
Në atë kohë, ai tha se e testoi veten katër herë në të njëjtën ditë.
Musk ka shprehur kundërshtimin ndaj mandateve të vaksinave dhe ka minimizuar pandeminë në të kaluarën, deri sa edhe është grindur me zyrtarët lokalë në Kaliforni për urdhrat e qëndrimit në shtëpi./arbresh.info/
Covid-19 is the virus of Theseus.
How many gene changes before it’s not Covid-19 anymore?
I supposedly have it again (sigh), but almost no symptoms.
— Elon Musk (@elonmusk) March 28, 2022
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...