
ARCHIV - 13.08.2021, Brandenburg, Grünheide: Elon Musk, Tesla-Chef, steht bei einem Pressetermin auf dem Gelände der Tesla Gigafactory. (zu: «Tesla-Chef verkauft weiteres großes Aktienpaket») Foto: Patrick Pleul/dpa-Zentralbild/POOL/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ (KEYSTONE/DPA/Patrick Pleul)
Zona ku operon kompania SpaceX e Elon Musk në skajin jugor të Teksasit do të bëhet zyrtarisht një qytet i quajtur Starbase.
Banorët miratuan përfshirjen e një copë toke si bashki të re në zgjedhjet të shtunën.
Shumica e 283 votuesve me të drejtë vote janë punonjës të SpaceX.
Rezultatet e publikuara në internet nga Cameron County tregojnë 212 vota pro kundrejt gjashtë kundër.
Miliarderi Musk tha se “Starbase, Teksas tani është një qytet i vërtetë”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se qeveria e qytetit do të përbëhet nga një kryetar bashkie dhe dy komisionerë të cilët do të kenë pushtet mbi planifikimin, taksat dhe çështje të tjera lokale.
Por disa banorë aty pranë e kanë kundërshtuar masën dhe kanë akuzuar kompaninë për dëmtim të mjedisit lokal.
Kryetari i parë i Starbase do të jetë Bobby Peden, nënkryetar i SpaceX.
Raportohet se Starbase do të jetë një qytet i tipit C – një kategori komune me më pak se 5,000 njerëz dhe një përcaktim që ndër të tjera do t’i lejojë zyrtarët të vendosin një taksë pronësie deri në 1.5%, sipas Lidhjes Komunale të Teksasit. /Telegrafi/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...