Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po kritikohet ashpër për deklaratat e tij në fushatë zgjedhore, ku duke përmendur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Trump kësaj marrëveshje po i referohet si “përfundim i një lufte 400-vjeçare” mes këtyre dy vendeve, shkruan portali arbresh.info
Elliot Engel udhëheqës i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve ka reaguar ashpër në lidhje me këtë.
Engel ia ka rikujtuar Trumpit se lufta në Kosovë ka përfunduar para dy dekadash, dhe se sipas tij, meritor për të janë ish-presidenti, Bill Clinton dhe NATO.
“I dashur president Donald Trump, lufta në Kosovë ka përfunduar dy dekada më parë, më 1999. Ju nuk e përfunduat atë. Presidenti Bill Clinton dhe NATO e kanë përfunduar atë”, ka shkruar Engel.
Dear President @realDonaldTrump,
The #Kosovo War ended over two decades ago, in 1999.
You didn’t end it.
President @BillClinton and @NATO did.
Sincerely,
Chairman @RepEliotEngelhttps://t.co/HEA9cay0XG
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) October 30, 2020
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...