
Mexico's top drug lord Joaquin "El Chapo" Guzman is escorted as he arrives at Long Island MacArthur airport in New York, U.S., January 19, 2017, after his extradition from Mexico. U.S. officials/Handout via REUTERS
Bosi meksikan i drogës, Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, do të mbetet në izlon në burgun e Nju Jorkut.
Kështu ka vendosur një gjyqtar amerikan, megjithatë ai do të lejohet t’i dërgojë mesazhe gruas së tij për arsye personale, transmeton portali arbresh.info.
Avokatet e El Chapo kanë kundërshtuar vendimin e gjyqëtarit Brian Cogan, i cili tha se arsye për të marrë masa të tilla, duke pasur parasysh arratisjen e tij dy herë nga burgjet meksikane.
Guzman do të qëndrojë 23 orë në ditë në qeli, me dritat ndezur gjatë tërë kohës dhe nuk është i lejuar të komunikojë me gruan e tij, apo me anëtarët tjerë të familjes.
Sipas Amnesty International, ai kryen një orë në ditë stërvitje në një qeli tjetër pa ajër të freskët apo dritë dielli.
Guzman që në fëmijërinë e tij shiste portokalle, në vitet e 70-ta i hyri biznesit të drogës. Me 19 janar ai u esktradua nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...