Qeveria në Islamabad ka hequr plotësisht një moratorium mbi dënimin me vdekje, por ekzekutimet rifilluan vetëm për personat e dënuar për terrorizëm pas masakrës në shkollën ushtarake të kadetëve në dhjetor të vitit të kaluar.
Ministria e Punëve të Brendshme në Islamabad u dha udhëzime qeverive provinciale të vazhdojnë varjen e të burgosurve që kanë shteruar të gjitha mjetet juridike për ankesa dhe parashtresa, tha një zyrtar qeveritar.
Në Pakistan, nga dhjetori janë kryer 24 dënime me varje, pas një sulmi të talibanëve në një shkollë në të cilën ka pasur më shumë se 150 viktima, shumë prej të cilëve ishin fëmijë.
Pjesërisht shfuqizojmë një moratorium mbi dënimin me vdekje i cili do të zbatohet vetëm për terrorizmin, por zyrtarët lokalë thonë se tani i referohemi krimeve më të rënda në përgjithësi./arbresh.info/
Përfundon takimin me Presidenten, ambasadori i SHBA-ve trego...
Begaj dekreton ligjin për rritjen e pagave në Shqipëri
KFOR u bën thirrje palëve të mos rrisin tensionet në veri
Ngrihet aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të ...
Protestuesit këndojnë e vallëzojnë para objektit të komunës ...
Lista Serbe paraqet dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve