Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) ka sugjeruar që amerikanët kurrë nuk duhet të shtrëngojnë duart më me njëri-tjetrin, nën dritën e krizës së coronavirusit.
Ndërsa diskutoi se si dhe kur mund të fillojnë të hiqen kufizimet e vendosura si pasojë e coronavirusit, Dr Fauci tha: “… Ju thoni, cilat janë gjërat që akoma mund të bëni dhe që akoma të jenë normale? Njëra prej tyre është larja absolute e detyrueshme e duarve. Tjetra është se nuk do të shtrëngosh kurrë më duart me dikë tjetër”.
“Unë nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë duart përsëri, për të qenë të sinqertë me ju. Jo vetëm do të ishte mirë të parandaloni sëmundjen e coronavirusit; me siguri do të ulë instancat e gripit në mënyrë dramatike në këtë vend”, ka shtuar Fauci sipas The Hill, përcjell Telegrafi.
Fauci gjithashtu tha se shpreson të shohë një “dritë në fund të tunelit” deri në fund të prillit.
Kreu NIAID tha të mërkurën në mëngjes në Fox News se ai mendon se numri i vdekjeve në SHBA nga virusi do të jetë më i ulët se sa ishte parashikuar fillimisht.
Javën e kaluar, Fauci dhe anëtarët e tjerë të grupit të punës kishin sinjalizuar se diku midis 100,000 dhe 240,000 amerikanë mund të vdisnin nga sëmundja, edhe nëse distancimi shoqëror ishte i suksesshëm. /Telegrafi/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...