Eksperti më i mirë i coronavirusit në SHBA, ka paralajmëruar se shpërthimi i Covid-19 mund të mos ngadalësohet nga moti i ngrohtë, dhe se virusi vdekjeprurës mund të operojë gjatë gjithë verës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imunologu i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, potencoi se rastet e viruseve ekzistuese të dimrit, si gripi, shpeshë fillojnë të bien me rritjen e temperaturave.
Mirëpo, duke iu referuar këtij virusi, ai tha se nuk dihet nëse do të shpëtojmë nga një ndryshim i motit.
“Ju duhet të supozoni që virusi nuk do të ndalet, mirëpo nëse moti e parandalon atë, atëherë do të jetë mirë për ne. Mirëpo nuk mendoj që duhet ta supozojmë këtë”, tha ai.
Fauci u shpreh se pajtohet me analizat e reja që pretendojnë se shpërthimi i coronavirusit në Amerikë filloi në muajin shkurt në New York.
I njëjti studim thoshte se diagnoza e coronavirusit në SHBA është “ushqyer” kryesisht nga njerëz të infektuar që udhëtonin nga Evropa, sesa nga Kina.
“Ndoshta është e saktë. Evropa u bë epiqendra e re shumë shpejt pasi Kina shpërtheu me rastet e saj”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...