Ekonomia e Greqisë nuk do të mbyllet përsëri për shkak të pandemisë së koronavirusit, nëse do të ishte vetëm për të mbrojtur një pakicë të pavaksinuar, tha Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis.
Greqia ka dalë mirë në valën e parë të COVID-19 vitin e kaluar. Por një rigjallërim i infeksioneve COVID-19 e ka detyruar vendin të vendosë kufizime bllokimi që nga nëntori, të cilat i kanë kushtuar shumë miliarda euro – një ekonomie që dalë ngadalë nga një krizë dekadëshe, transmeton Klankosova.tv.
Greqia ka lehtësuar kufizimet ndërsa infeksionet e reja kanë shënuar rënie, por shqetësimet po rriten për përhapjen e variantit më ngjitës Delta.
Me rreth 35 përqind të 11 milionë popullsisë së saj të inokuluar plotësisht teksa qeveria javën e kaluar u ofroi të rinjve të holla për të rritur normat e vaksinimit.
“Kur vendosëm masa të përgjithshme, nuk kishte vaksina. Tani kemi vaksina”, tha Mitsotakis.
Mitsotakis tha se ai nuk mund t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet. “Por të gjithë marrin përgjegjësinë e vet. Vendi nuk do të mbyllet përsëri për mbrojtjen e disa të pavaksinuarve.”
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...