Egjipti, Izraeli dhe Bashkimi Europian kanë nënshkruar një marrëveshje të përkohshme për eksportin e gazit natyror gjatë një konference energjetike në Kajro.
Memorandumi i mirëkuptimit synon të pakësojë varësinë e BE-së nga gazi rus, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Gazi izraelit pritet të dërgohet në impiantet e lëngëzimit në Egjipt dhe më pas të dërgohet në Europë.
Ministria izraelite e Energjisë thotë se për herë të parë do të lejojë eksporte të konsiderueshme të gazit izraelit në Europë.
Vendet e Bashkimit Europian janë zotuar që të pakësojnë varësinë nga gazi rus deri në fund të vitit dhe kjo vjen si ndëshkim për shkak të pushtimit rus në Ukrainë./arbresh.info/
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...