Grupi i të drejtave të njeriut në Egjipt njofton se një anëtar i ekipit të tyre është ndaluar nga forcat e sigurisë, arrestimi i dytë këtë javë.
Iniciativa Egjiptiane për të Drejtat e Njeriut thotë se drejtori për drejtësi kriminale Karim Ennarah është arrestuar gjersa ishte me pushime në resortin Dahab të Detit të Kuq, transmeton portali arbresh.info
Grupi thotë se ai është dërguar në një vend të pazbuluar nga oficerët e Sigurimit Kombëtar.
Të dielën, EIPR thotë se menaxheri i zyrës së tij, Mohammed Basheer, u arrestua me akuza përfshirë përfshirjen në një grup terrorist dhe përhapjen e lajmeve të rreme.
Grupet e të drejtave vlerësojnë se ka rreth 60,000 të burgosur politikë në Egjipt./arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...