Bursa e Moskës nuk do të hapet për tregti sot, thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore Ruse, raporton CNN, transmeton arbresh.info.
Bursa nuk është hapur gjatë gjithë javës, pasi sanksionet perëndimore u vendosën ndaj Rusisë gjatë fundjavës së kaluar.
Kujtojmë, presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të enjten sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë.
Mbretëria e Bashkuar po ashtu sanksionoi gjithashtu dy oligarkë kryesorë me një vlerë të përbashkët prej 19 miliardë dollarësh.
“Ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është të gjymtojmë ekonominë ruse dhe të lëmë urie makinën e luftës së Putinit,” tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss./arbresh.info/
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri