Kina mund të mos jetë një pjesë e G-7, një grup i përbërë nga demokracitë më të mëdha dhe më të pasura në botë, por një nga temat më të diskutuara gjatë samitit të parë në gati dy vite është pikërisht Kina.
Kina dhe sfidat ideologjike të paraqitura nga fuqizimi i saj, do të jenë ndër temat më të diskutuara nga udhëheqësit e G7 kur ata mblidhen në Angli të premten. Në udhëtimin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden pritet të bindë aleatët të bashkohen me Uashingtonin për një qëndrim sa më të ashpër ndaj Pekinit mbi veprimet e tij në Xinjiang, Hong Kong dhe Detin e Kinës Jugore, shkruan cnn.
Në një deklaratë të përbashkët të enjten, Biden dhe homologu i tij britanik Boris Johnson u zotuan të mbështesin një hetim të mëtejshëm mbi origjinën e Covid-19, përfshirë edhe në Kinë.
Vëzhguesit kinezë të cituar nga Global Times duken të bindur se “divergjencat thelbësore” të vendeve të G7 se si tia dalin me Kinën do t’i “pengojë ata të bëjnë ndonjë lëvizje thelbësore”. Në fakt, ndërsa bota fillon të rimëkëmbet nga pandemia, shumë vende perëndimore janë më të varura se kurrë më parë nga tregu dhe investimet kineze.
Një ditë para fillimit të samitit të G7, Kina miratoi një ligj, i cili kundërshtonte sanksionet e huaja, një gjest simbolik për vendet perëndimore që masat e tyre qofshin ato mbi çështjet e Hong Kongut, Xinjiang, tregtisë ose teknologjisë – do të përballen më një hakmarrje të fortë nga Kina.
Kuvendi për herë të 47-të tenton konstituimin e legjislaturë...
Moti sot me diell e vranësira të shpërndara
A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvend...
Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka sh...
Restelica bëhet me depo mbeturinash
Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që...