Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për të shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në Ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata dhe për të tërhequr pëlqimin e konsullit të nderit të Federatës Ruse në Malin e Zi.
Për këtë, siç bëhet e ditur në një njoftim të Qeverisë së Malit të Zi, përcjell Telegrafi, është informuar edhe ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë.
Ambasada, siç thuhet më tej, u informua se në një afat prej shtatë ditësh, përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi.
“Mali i Zi e ka marrë këtë vendim në koordinim me aleatët tanë, në përputhje me masat e marra nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s, lidhur me veprimet e Rusisë dhe sulmin nervor në territorin e Mbretërisë së Bashkuar të cilat janë dënuar menjëherë nga Qeveria e Malit të Zi, në solidaritet me partnerët tanë britanikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën bos...
Skandali i basteve në Turqi – zbulohen detaje të reja
Irani po rindërton arsenalin e tij të raketave, me shpejtësi...
Hamza prezanton slloganin e PDK-së, “Bashkë. Përpara”
Aksident me fatalitet në Shkodër, shoferi slloven godet për ...
Policia e Kosovës përmbyll fushatën “16 Ditët e Aktivizmit” ...