Laila Anwar al-Ghandour, e vogla vetëm 8 muajshe është një ndër dhjetra viktimat që humbi jetën nga sulmi me gaz lotsjellës bëri të ditur ministri i Shëndetësisë i Gaza.
Numri i viktimave palestineze nga përleshjet me forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës ka shkuar në 60.
Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje banorëve të Bregut Perëndimor të mbajnë një grevë të përgjithshme sot në nder të të vrarëve në Rripin e Gazës.
Shkollat, universitetet, bankat dhe bizneset publike dhe private do të qëndrojnë të mbyllura sot që përkon dhe me 70-vjetorin e asaj që palestinezët e quajnë “Nakba” apo “Katastrofa”, që shënon zhvendosjen masive të palestinezëve pas krijimit të shtetit të Izraelit.
Ushtria izraelite ka thënë se janë të përgatitur për konfrontime të mëtejme sot. Nga ana tjetër grupet palestineze kanë lënë të kuptohet se ata do të ndërpresin protestat, raporton BBC.
Protestat e 14 majit u zhvilluan në kohën kur Shtetet e Bashkuara hapën amabsadën në Jerusalem. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se në protestat e 14 majit, po ashtu janë plagosur 2,700 persona./oranews/
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar