Një foto është duke qarkulluar nëpër internet, ku një grua me mbulesë shihet duke kaluar pranë një njeriu të shtrirë në tokë në kohën e sulmit në Londër.
Ajo është kritikuar shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale, transmeton portali arbresh.info.
“Gruaja myslimane nuk i kushton vëmendje sulmit terrorist, ec normal pranë një njeriu duke vdekur ndërsa kontrollon telefonin”, shkruan një person në Twitter.
Por fotografi Jamie Lorriman, që shkrepi foton, ka folur në mbrojtje të saj dhe ka refuzuar pretendimet që ajo po injoronte gruan e shtrirë.

Ai ka thënë se ajo dukej e tmerruar dhe në ankth gjersa ecte mbi urë.
Ndërsa edhe shumë përdorues të tjerë kanë thënë të mos nxitohen në përfundime, sepse çdokush në vend të saj do të tmerrohej./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...