Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Turqi, ku fëmijët e të afërmit e një 78-vjeçari që kishte humbur jetën në Berlin të Gjermanisë u shokuan pasi një telefonatë u tha se në fakt, personi që ata kishin varrosur nuk ishte babai i tyre.
Sipas “Hurriyet” gjatë transportit për në Turqi, trupat e dy turqve që kishin vdekur në Berlin ishin ngatërruar me njëri-tjetrin.
78-vjeçari Halis Cesurun kishte ndërruar jetë në Berlin më 9 Mars dhe ishte sjellë në fshatin e tij të lindjes Alpaslan, në Turqi. Pas varrosjes së të ndjerit me nderime, një telefonues nga Berlini i tha të birit, Adnan Cesur, se personi që ata kishin varrosur nuk ishte i ati, por 83-vjeçari Raif Yuksel.
Me gjithë shokun e përjetuar pas telefonatës, të afërmit lajmëruan autoritetet, të cilat bënë zhvarrosjen e trupit të pajetë.
Më pas u bë edhe shkëmbimi mes të afërmve dhe më në fund, trupat e dy të moshuarve tashmë janë varrosur në vendlindjet e tyre./TetovaSot
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë