Ndërsa vëmendja është e përqendruar te telefonata që Vladimir Purin pritet të zhvillojë me Donald Trump, presidenti rus u shfaq këtë të martë në një takim të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.
Në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Moskë, Putin u ndal te sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Presidenti rus vijoi kritikat ndaj sanksioneve duke i quajtur ato si “të paligjshme”.
Ai argumentoi se kërcënimi i sanksioneve do të mbetet gjithmonë ekzistent mbi Rusinë.
“Konkurrentët tanë gjithmonë do të duan të frenojnë Rusinë dhe të dobësojnë mundësitë e saj ekonomike dhe teknologjike”.
Ndërkohë, Kremlini konfirmoi se telefonata mes Putin dhe Trump pritet të zhvillohet midis orës 16:00 dhe 18:00 me orën e Moskës.
Aktualisht, Putin vazhdon fjalimin e tij në takim, i cili po transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror rus./euronews
Fjalë emocionuse të Sylvinhos pas largimit nga Shqipëria
Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...
BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90 miliardë eurosh...
Arsenali mund të largojë deri në tetë lojtarë nga skuadra fi...
Abdixhiku: Oferta e LVV-së ka qenë “gjithçka veç Vjosën mos ...