Banorët e një fshatin në Indi u përfshinë nga paniku pasi brenda një shtëpie gjetën rreth 100 gjarpërinj. Kobrat e vogla indiane u vunë re në shtëpinë e një Bijay Bhuyan dje në rrethin Bhadrak.
Burimet thanë se vajza e Bhujan kishte vrarë një gjarpër në shtëpi një natë më herët, pas të cilës një ekip i ndihmës për gjarpërinjtë, nxitoi për në vendngjarje duke shpëtuar 20 gjarpërinj të vegjël të sapo dalë nga veza.
Meqë gjarpri nënë nuk u shpëtua, ndihmësit shkuan përsëri në shtëpi të shtunën në mëngjes, duke shpëtuar edhe 106 gjarpërinj të tjerë.
Fshatarët në numër të madh u mblodhën përpara shtëpisë së Bhujanit për të parë zvarranikët. Sipas burimeve, zvarranikët e shpëtuar do t’i dorëzohen zyrtarëve të pyjeve, të cilët do t’i lëshojnë ato në pyll.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...