Njëra nga dy gratë të dyshuara për vrasjen e Kim Jong-nam ka thënë se ishte paguar rreth 70 funte për të qenë pjesë e një kamere të fshehtë televizive.
Siti Aishah, 25 vjeçare, tha se kishte menduar se lëngu kimi që i kishin dhënë, e që ishte pjesë e një komponimi vrasës, ishte vaj bebesh, transmeton arbresh.info.
Ajo dhe Doan Thi Huong, 28 vjeçare, kishin nëpër duart e tyre dy komponentë kimik të ndryshëm që me bashkimin e tyre formohej helmi vrasës, reaksion ky që u bë në fytyrën e Kim Jong-nam.
Kimikate këto që kur janë të pa përziera nuk janë të dëmshme u përdorën për vrasjen e gjysmë vëllait të Kim Jong-un, udhëheqës i Koresë Veriore.
Autoritetet malajziane kanë njoftuar se janë në kërkim të diplomatit nga Koreja Veriore, Hyon Kwan Song i cili besohet se ka lidhje me krimin./Arbresh.info
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura