Udhëheqësi francez i ekstremit të djathtë Jordan Bardella u ka bërë thirrje njerëzve të mblidhen në qendër të Parisit të dielën, në shenjë proteste kundër një vendimi që ka ndaluar Marine Le Pen të kandidojë për poste publike për pesë vjet.
Përpjekja e Le Pen për t’u bërë presidentja e ardhshme e Francës në vitin 2027 mori një goditje dramatike të hënën, kur gjyqtarët thanë se ajo kishte qenë në qendër të një operacioni për përvetësimin e 2.9 milionë eurove të fondeve të BE-së midis 2004 dhe 2016.
Bardella, presidenti i partisë Tubimi Kombëtar (RN), tha se francezët duhej të ishin “të indinjuar” nga dënimi.
“Ne do të dalim në rrugë këtë fundjavë”, tha Bardella gjatë një konference shtypi të martën, me një thirrje për “mobilizime demokratike, paqësore, të qeta”. Ngjarja e parë është planifikuar në Place Vauban afër Kullës Eifel të dielën.
Më herët të martën, Bardella dënoi “tiraninë e gjyqtarëve” dhe tha se “gjithçka po bëhej për të na ndaluar të vijmë në pushtet”.
Le Pen po përgatitej për të kandiduar për presidencën për herë të katërt dhe kishte një shans të mirë për të fituar.
Përveç ndalimit për të kandiduar për poste publike, Le Pen iu dha gjithashtu një gjobë prej 100,000 eurosh dhe katër vjet burg, nga të cilat dy do të pezullohen.
Ky vendim nuk do të zbatohet derisa të shterohet procesi i apelimit, i cili mund të zgjasë disa vite./rtsh
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...
Osmani dekoron nesër personalitetin e sportit botëror, Hasan...
Trafik i rënduar drejt Prishtinës, kolona të gjata te “...
Presidenti i Iranit thyen heshtjen, fajëson fuqitë e huaja p...
Ndërhyrjet për pastrimin e rrugëve dhe monitorimin e rrëshqi...